Kosova

Kadri Veseli sqaron lajmin e infektimit me koronavirus

Kadri Veseli sqaron lajmin e infektimit me koronavirus

Kreu i PDK, Kadri Veseli ka konfirmuar se sot është testuar për COVID-19 por mohon të ketë marrë përgjigjen pozitive. Veseli sqaron se po qëndron i izoluar deri në marrjen e rezultatit, ndërkohë që mediat e Kosovës shkruanin këtë paradite se ai është infektuar.

Veseli tregon se ka shfaqur disa simptoma të lehta dhe dyshon se mund të jetë pozitiv ndaj Covid-19, ndaj edhe i është nënshtruar testimit.

Kadri Veseli sqaron lajmin e infektimit me koronavirus

Statusi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë gjithë qytetarët që t'i respektoni masat, t'i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!