Kosova

Katër rrugët që do të ndërtohen për të lidhur Kosovën me Serbinë

Katër rrugët që do të ndërtohen për të lidhur

SHBA-të do të investojnë 3.7 miliardë euro për ndërtimin e autostradave dhe hekurudhave të reja, që do të lidhin Prishtinën dhe Beogradin.

Lajmi u dha nga zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloiviç, e cila tha se do të zhvillojë një takim të mërkurën me delegacionin e lartë të Korporatës Amerikanë për Zhvillim dhe Financa (DFC) për këtë cështje.

Mediat kosovare rapprtojnë se, Mihajloviç tha për Tanjug, se bëhet fjalë për 4 rrugë (276 kilometra në total) për lidhjen e Kosovës dhe Serbisë.

Katër rrugët që do të ndërtohen për të lidhur

Katër rrugët janë: Njëra autostradë është ajo Nish-Merdare-Prishtinë e gjatë 100 kilometra, tjetra Bujanovc – Konçul – Gjilan – Shtërpc e gjatë 78 kilometra, pastaj një rrugë Rashkë – Jarinjë – Mitrovicë që është 61 kilometra dhe gjithashtu rregullimi i rrugës Ribar – Bërnjak – Zubin Potok prej 28 kilometrash.

Ajo, gjithashtu tha se në fokus të bisedave do të jetë edhe vazhdimi i financimit të autostradës Nish-Merdare-Prishtinë, për të cilën do të nevojiten 750 milionë euro, dhe gjithashtu për ndërtimin e hekurudhës në të njëjtin drejtim.

Lidhur me hekurudhën, u shpreh se është planifikuar një projekt Beograd – Nish prej 240 kilometra që do të ndërtohet nga financimet e disa partnerëve kinezë (CRBC) e që do të kushtojë rreth 2.1 miliardë euro.

Një hekurudhë do të ndërtohet edhe nga Doljevaci për në Kurshumli, që do të lidhet në Merdare me gjatësi prej 87 kilometrave që do të kushtojë 980 milionë euro.

Mihajloviç  tha që do të diskutohet edhe për një hekurudhë 43 kilometra të gjatë nga Merdarja në Prishtinë.