Kosova

Kemi bërë progres! Përfundon takimi i parë i Hotit me Vuçiç

Kemi bërë progres! Përfundon takimi i parë i Hotit me

Përfundon pas 4 orësh takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak dhe shefi i tij, përfaqësuesi i Lartë spanjolli Borell.

Pas takimit kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha për mediat se u arrit progres dhe se diskutimi ishte i nivelit politik. Hoti tha se në javët e ardhshme pritet detajimi i çështjeve. Ajo që kërkohet në bisedime nga Kosova është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

“Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës. Mund të ketë biseda të natyrës teknike. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së”, u shpreh Hoti.