Kosova

Kërcënime për bombë në disa shkolla në veri të Kosovës

Kërcënime për bombë në disa shkolla në veri

Procesi mësimor në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë këtë të enjte, për shkak të mesazheve anonime kërcënuese se në këto shkolla ishin vendosur bomba, raportojnë mediat e Kosovës.

Kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, konkretisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Kërcënimet janë bërë përmes emailit.