Kosova

Kërcënohet Albin Kurti, forcat e sigurisë vendosen në shtëpinë e tij

Kërcënohet  Albin Kurti, forcat e sigurisë vendosen në
Forcat e sigurisë kanë rrethuar shtëpinë e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, pas një kërcënimi që ai ka marrë.

Lajmi është dhënë për mediat kosovare nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ndërsa ende nuk bëhet e ditur se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt ” ka thënë Kryeziu.

Tiranapost.al.Z.B