Kosova

Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë pak ditë më parë, sipas burimeve për “Telegrafi”.

Mësohet se kërcënimet janë dërguar në adresën e saj në Tëitter.

Një gjë e tillë është raportuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku njoftohet se gjatë ditës së djeshme është denoncuar një rast kanosjeje, ndodhur më 23 qershor rreth orës 16:37.

Telegrafi ka provuar gjithashtu të marrë një konfirmim nga zyra e kryeparlamentares, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë përgjigjje.