Këshilli i BE-së: Liberalizimi i vizave për Kosovën, nga 1 janari 2024

Ambasadorët e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për mandatin negociues të Këshillit për udhëtimin pa viza për qytetarët që mbajnë pasaporta të Kosovës.
Në bazë të këtij mandati, presidenca e Këshillit do të fillojë negociatat me Parlamentin Evropian.
“Sot kemi marrë një hap të rëndësishëm në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian që shpejt këtë premtim ta bëjmë realitet. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës për të forcuar kufirin e vet, menaxhimi i migrimit dhe siguria, dhe ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm se do të rritet në të ardhmen”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.
Sipas qëndrimit të Këshillit, përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari 2024.