Kosova

Këshilltari kryesor i Trump që ndërmjetësoi takimin Kosovë-Serbi jep detaje çfarë pritet nesër

Këshilltari kryesor i Trump që ndërmjetësoi takimin

Këshilltari Kombëtar për Siguri në SHBA, Robert O’Brien, ka folur pas përfundimit të takimit mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Ai thotë se nesër pritet të vazhdojnë takimet, ndërsa ka treguar se përfaqësues të bankave të mëdha kreditore, korporatave amerikane dhe Fondit të Mileniumit të Ri kanë qenë në takim.

“Diskutime të mira këtë pasdite me liderët e Serbisë dhe të Kosovës. Ata kanë përparim të ndjeshëm sot. Një falënderim për Koorporatën Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA’së, Fondacionin e Mijëvjeçarit të Ri dhe Bankën Exim që iu bashkuan takimit. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, tha ai.

Këshilltari kryesor i Trump që ndërmjetësoi takimin

Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington u zhvillua takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiç, lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Thirrës të takimit ishin këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.