Kosova

Nisin arrestime në Kosovë për korrupsion. 12 zyrtarë në pranga. 400 mijë euro të konfiskuara

Nisin arrestime në Kosovë për korrupsion. 12 zyrtarë në

Ditën e sotme në Kosovë janë arrestuar 12 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë pasi dyshohen si të përfshirë në veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe marrjes të ryshfetit.

Arrestimet janë bërë në kuadër të një aksioni të Prokurorisë dhe njësisë së Policisë të Kosovës kundër Krimeve Ekonomike. Operacioni i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit solli bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë dhe në dikasteret respektive të saj në Istog, Lipjan, Gjilan dhe Pejë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë në një konferencë për shtyp se ka kryer arrestimin e zyrtarëve për shkak se dyshohet se kanë keqpërdoruar fondet e subvencioneve dhe kanë marrë ryshfet. Drejtori i Departamentit kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Nazim Sahiti është shprehur se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 400.000 euro.

Tiranapost.al