Kosova

Koronavirusi hyn në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

Koronavirusi hyn në shtëpinë e të moshuarve në

Koronavirusi ka hyrë edhe në vendin më vulnerabël ndaj Covid-it, në Shtëpinë e të Moshuarve. Kosova ka raportuar rastin e parë.

“Është mirë dhe me simptoma të lehta”, ka thënë Mentor Morina, pjesë e departamentit të politikave sociale dhe familjare.

“Pas konfirmimit të rastit nga IKSHPK për një rezident që është i vendosur në shtëpinë e personave të moshuar, jemi mobilizuar i gjithë stafi, e kemi pasur një vizitë, kemi takuar shtabin emergjent brenda kësaj shtëpie dhe jemi interesuar rreth çështjes së klientit dhe për veprimet tjera që duhet të ndërmerren nga stafi i brendshëm dhe të tjerët. Gjendja e tij është ende me simptoma të lehta dhe trajtohet brenda shtëpisë së të moshuarve.”, shtoi ai.