Kosova

Koronavirusi/ Mbyllet kufiri shqiptar me Kosovën

Koronavirusi/ Mbyllet kufiri shqiptar me Kosovën

Lajmin e bën me dije qendra për menaxhimin kufitar, ku njofton se urdhri ka hyrë në fuqi që ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit, ku nisi dhe shtetrrethimi që do zgjasë deri të dielën në mesnatë.

Sipas urdhrit: Në qarkullimin kufitar, do të lejohet hyrja vetëm e makinave të shëndetësisë dhe ndihmës së shpejtë, automjeteve komerciale ( ata te cilat bartin mallra) dhe makinave qeveritare. Ky urdhër do të jetë në fuqi deri me datë 15 mars në orën 24:00.

Lexoni njoftimin e plotë:

Të nderuar,

QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

• Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.
• Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale ( ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
• Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00.