Kosova feston sot 15-vjetorin e Pavarësisë.
Më 17 shkurt të vitit 2008, ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës u shpall Pavarësia.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë.
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik!", tha Hashim Thaçi 15 vjet më parë.
Në një axhendë të ngjeshur Kosova feston sot Pavarësisë.
08:00 Mbledhje festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës
08:20 – Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës
08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
08:45 – Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
08:50 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (Prekaz)
10:30 – Interpretim i Filharmonisë së Kosovës (Kuvendi i Republikës së Kosovës)
11:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
11:20 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë
11:30 – Nderime te Monumenti “Heroinat”
12:00 – Parakalimi i Trupave të Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Prishtinë)
16:15 – Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës
17:00 – Pritje shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës
20:15 – Koncerti i Pavarësisë nga RTK (Salla 1 Tetori)
09:15-21:45 Agjenda e Komunës së Prishtinës
09:15 Homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
10:00 Seanca solemne e Kuvendit të Kryeqytetit. (Kuvendi i Kryeqytetit)
10:40 Përfundimi i seancës, I ftuar nderi: Z. Hazir Reka
11:00 Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Merr pjesë Kryetari Rama (Kuvendi i Republikës së Kosovës)
12:00 Parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Merr pjesë Kryetari Rama (sheshi “Zahir Pajaziti” (organizim i Qeverisë)
16:00 Prishtina Jazz Orchestra – Koncert për ditën e Pavarësisë së Kosovës. (Pallati i Rinisë – “Salla e Kuqe”)
20:00 Gala Koncerti i RTK-së “Rrno për me tregue”. Merr pjesë Kryetari Rama. (Salla “1 Tetori”)
21:45 Koncert Morcheeba. (Pallati i Rinisë – “Salla e sporteve”)
10:00 Mbahen garat me kuaj të tërheqjes dhe sfilës. Marrin pjesë qindra pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Macedonia e Veriut dhe me gjerë. (Fshati Prelez i Muhaxherëve, Ferizaj)
13:00 Komuna e Vushtrrisë organizon Akademi Solemne për Ditën e Pavarësisë. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”)
14:30 Nisma Socialdemokrate organizon tubimin festiv “Festojmë me Ju!”. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë)