Kosova

Kosova bën me detyrim mbajtjen e maskës, ja masat e reja që u vendosën nga sot  

Kosova bën me detyrim mbajtjen e maskës, ja masat e reja që u

Në Kosova nga sot mbajtja e maskës është e dtyrushme, ndërsa qeveria mori një sërë masash të tjera me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit nga koronavirusi.

Qeveria Hoti bëri me dije sot vendimit, mes të cilat janë mbyllja e të gjitha çerdheve dhe kopshteve, pezullimi i aktiviteteve rekreative, kulturore dhe sportive në ambiente të mbyllura në të gjithë territorin e Kosovës.

Vendimi detyron të gjitha institucionet publike dhe private që të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët. Tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve do të mbyllen deri në një njoftim të dytë.

Qeveria ndaloi dhe grumbullimin e më shumë se 5 personave në sheshet publike, parqe dhe vende të ngjashme. Qytetarët mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë vetëm fashat orare: 05:00 deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 18:00 deri në orën 21:00.

U caktua gjithashtu dhe orari i kufizimit të lëvizjes për qytetarët në Komunat e Mitrovicës së Jugut, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Shtërpcës nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Në mbledhje u vendos po ashtu që qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, që do hyjnë në kufij, duhet të paraqesin një test negativ për koronavirusin i cili të jetë jo më të vjetër se 72 orë. Përjashtohen nga ky vendim, të gjithë qytetarët e këtyre vendeve, që do të jenë transit në Kosovë

Në Kosovë, që prej 13 marsit, e deri më tani janë regjistruar 4,930 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Bilanci i vdekjeve nga kjo sëmundje, ka shkuar në 102.