Kosova

Kosova është hapur, por rastet nuk po rriten! Ndryshimi nga Shqipëria

Kosova është hapur, por rastet nuk po rriten! Ndryshimi nga

Pavarësisht se të dyja vendet kanë hequr shumë nga masat kufizuese, duke liruar orarin e lëvizjes, janë hapur lokalet dhe restorantet, rezultatet janë të ndryshme.

Ndërsa sot në Shqipëri rezultuan 21 raste të reja nga 262 të testuar, në Kosovë në thuajse të njëjtin numër testimesh (267 testime) rezultoi vetëm 1 i infektuar.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.048 në Kosovë, ndërsa në vendin tonë 1050.

“Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast”, njoftoi sot Ministria e Kosovës.  

Lidhur me përhapjen e virusi në vend së fudmi dëshmoi se shkak rezultoi grumbullimi në ambiente të mbyllura, si rasti i 17 të infektuarve në një call-center.