Kosova

Kosova i bashkohet sanksioneve të SHBA-ve dhe BE-së kundër Kinës

Kosova i bashkohet sanksioneve të SHBA-ve dhe BE-së kundër

Qeveria e Republikës së Kosovës, i është bashkuar sanksioneve të SHBA-ve, Kanadasë dhe BE-së kundër katër zyrtarëve të lartë të shtetit kinez të cilët dyshohen si bashkëfajtorë në shkeljen e të drejtave dhe persekutimin e minoritetit mysliman të Uijgurëve në rajonin Xinjang.

Këto sanksione filluan nga Washington-i dhe shumë shpejt të gjitha qendrat e mëdha gjeopolitike iu bashkuan, ndërkohë që Kosova është shteti i parë i vogël që i bashkangitet sanksioneve kundër Kinës. Këto sanksione nënkuptojnë se personat që janë subjekt i tyre, nuk mund të udhëtojnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk mund të kryejnë transaksione me kompani me bazë në Kosovë dhe çdo pasuri që mund të kenë në këtë territor u ngrihet.

“Sugjerimi bazohet në pjesëmarrjen e tyre ndaj shkeljeve të të drejtave të minoriteteve etnike dhe religjioze në Xinjiang, duke përfshirë: ndalime arbritare masive dhe abuzimeve të rënda fizike kundër ujgurëve, popullsive kryesisht myslimane në Xinjiang si dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare në këtë rajon”- ka thënë Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla në mbledhjen e qeverisë gjatë shpalljes së sanksioneve.

Natyrisht, akti i Prishtinës zyrtare është më tepër simbolik, sesa efektiv, por megjithatë përbën një mesazh të fortë se edhe administrata e re në Kosovë i qëndron besnike linjës pro-perëndimore në politikën e saj të jashtme.

Tiranapost.al