Kosova

Kosova kalon mbi 1 mijë të prekur

Kosova kalon mbi 1 mijë të prekur

Aktualisht Kosova ka 1032 të prekur. 24 orët e fundit u raportuan 7 raste të reja të gjithë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Po të shtunën është bërë e ditur se nga Covid-19, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 785 numrin e të shëruarve. Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me koronavirus, ndërsa 29 persona kanë humbur jetën.