Kosova

Kosova kusht për shqiptarët që kalojnë kufirin! Hiqet taksa 22 euro për kamionët

Kosova kusht për shqiptarët që kalojnë kufirin! Hiqet taksa

Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën që më 28 maj, ndërkohë që një vendim i tillë nga pala tjetër është marrë me disa kushte.

Sipas raportimeve, shtetasve shqiptarë që kanë kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’u nënshtrohen karantinimit 7-ditor në Kosovë.

Po ashtu, fillimisht kamionëve që kanë kaluar kufirin u është vendosur një taksë prej 22 eurosh nga pala pritëse. Sipas Policisë së Kosovës, kjo taksë duhet të paguhet për dezinfektimin e kamionëve.

Ministria e Brendshme e Kosovës njoftoi më pas se e ka hequr taksën, e cila duhet të paguhet nga importuesit për dezinfektimin e kamionëve, si pjesë e masave anticovid.

"Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare", njofton Ministria e Brendshme e Kosovës.

Lexo më shumë: