Kosova

Kosova lejon dasmat e fejesat, por me disa kushte

Kosova lejon dasmat e fejesat, por me disa kushte

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për lehtësim të mëtejshëm të masave kufizuese ndaj koronavirusit, me arsyen se është ulur numri i rasteve të infektimit me koronavirus.

Sipas REL, në mesin e heqjes së masave është përmendur lejimi i organizimit të dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës deri në orën 23:00, me 30 për qind të kapacitetit të hapësirave, por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.

Nuk dihet ende data kur hyn në fuqi vendimi, por në mesin e masave tjera është përmendur që personat që hyjnë në territorin e Kosovës nga vendet me rrezik të lartë nga koronavirusi, duhet të kenë testin negativ për koronavirus.

Qeveria u ka ndaluar hyrjen në Kosovë personave që kanë qenë në dy javët e fundit në Indi, Brazil dhe Afrikë të Jugut, përveç qytetarëve të Kosovës dhe atyre që kanë lejeqëndrim, dhe atë me test negativ për koronavirus.

Në vendimin e Qeverisë, grave shtatzëna u është mundësuar që të punojnë nga shtëpitë.

Referuar REL

*Tiranapost.al.