Kosova

Kosova masa të reja kundër pandemisë Covid, kufizon oraret

Kosova masa të reja kundër pandemisë Covid, kufizon oraret

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e pandemisë, ka bërë publike masat e reja të marra për mbrojtjen nga COVID-19 në Kosovë.

Zemaj tha se qendrave tregtare u ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit. Gjithashtu edhe restoranteve i ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit, përveç shërbimit “merr me vete”.

Ministri u shpreh se institucionet publike dhe private do të duhet që të reduktojnë stafin. Në këtë kufizim të stafit nuk përfshihen institucionet e sigurisë dhe shëndetësia.

“Është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në nivel qendror, në institucionet publike dhe private. Shëndetësia dhe Siguria do të vazhdojnë të punojnë me kapacitete të plota”, u shpreh Zemaj.

“Leksionet të zhvillohen vetëm online nëpër universitete”, ka shtuar ai. Ministri ka thënë se këto masa do të analizohen brenda 2 jave dhe do të rishikohen.