Kosova

Kosova mbyll 1 muaj shkollat

Kosova mbyll 1 muaj shkollat

Ekspertët e shëndetësisë në Kosovë kanë vendosur mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve nga 18 dhjetori.

Pandemia dhe shifrat në rritje të të infektuarve dhe viktimave, ka detyruar marrjen e këtij vendimi që do të jetë në fuqi deri në 18 janar.

Kryeministri Hoti ka deklaruar se gjendja është serioze, por nën kontroll.

“Ky gjysmëvjetor do të përfundojë më datë 18 dhjetor. I lus shkollat e komunat që t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor. Shkollat do të hapen me 18 janar. Një muaj do të jetë pushim dimëror”, tha Hoti në konferencë.

Pra 30 ditët do të konsiderohen pushim dhe nuk do të ketë as mësim online.