Kosova

Kosova mbyll marrëveshjen me Pfizer për të marrë 1 milion vaksina deri në fund të vitit

Kosova mbyll marrëveshjen me Pfizer për të marrë 1 milion

Republika e Kosovës ka arritur akordin me kompaninë amerikane “Pfizer” për marrjen e 1 milion vaksinave anti-COVID.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia pas mbledhjes së qeverisë.

“Kemi nënshkruar shumë terme të konfidencialitetit, nuk mund të japim shumë informacione por në lidhje me këtë, mund të ju konfirmoj se deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19” – ka bërë me dije Vitia.

Qeveria Kurti ka deklaruar objektivin për të vaksinuar 60% të popullsisë brenda këtij viti, çka pritet të bëhet e mundur nëpërmjet akordit me Pfizer.

Tiranapost.al