Kosova

Kosova me bilanc të rëndë viktimash. 145 të infektuar sot

Kosova me bilanc të rëndë viktimash. 145 të infektuar sot

145 raste janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Shifrave alarmante i shtohen dhe nëntë pacientë të cilët kanë ndërruar jetë, të cilët ishin shtruar me koronavirus në spital.

Insituti i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se aktualisht numri i viktimave në total është 390.

Kosova ka testuar deri më tani 43 mijë e 544 persona, nga të cilët 11.275 janë raste me virus, që nga shpërthimi i pandemisë.

3924 është numri i rasteve aktive.