Kosova

Kosova me rregulla të reja lockdown-i nga sonte: Ja si do veprohet në zonat e kuq, të verdhë dhe të gjelbër

Kosova me rregulla të reja lockdown-i nga sonte: Ja si do veprohet në

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.

Zona e kuqe – rrezik i lartë

Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës.

Për këto zona ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme;

-Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri në orën 05:00, përveç:

Personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve;

-Qytetarëve për nevoja emergjente;

-Operatorëve që kryejnë punë publike;

– Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në orën 05:00;

-Institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;

-Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

Në këtë zonë janë 18 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Zona e verdhë – rrezik mesatar

Komunat me rrezik të mesëm të infeksionit janë ato që kanë prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Zona e gjelbër – rrezik i ulët

Në këtë zonë hyjnë komunat me rrezik të ulët të infeksionit, që kanë 1 deri në 75 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.