Kosova

Kosova merr vendimin për shqiptarët që kalojnë kufirin: Përjashtohen nga rregulli i ri

Kosova merr vendimin për shqiptarët që kalojnë kufirin:

Qytetarët e Shqipërisë dhe të Luginës së Preshevës që hyjnë në Kosovë nuk do t’u kërkohet testi për Covid-19, duke u përjashtuar kështu nga vendimi që mori vendi një ditë më parë.

Njoftimi u bë nga ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, pas takimit që pati me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

"Sapo u takova me ambasadorin e Kosovës, Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19. Si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës”, shkruan Zemaj.

Kosova merr vendimin për shqiptarët që kalojnë kufirin:

Dy ditë më parë qeveria e Kosovës vendosi karantinë prej 7 ditësh për të gjithë ata që hyjnë nga disa vende të rajonit, përfshirë vendin tonë, vendim të cilin e ndryshoi për Shqipërinë një ditë më parë.