Kosova

Kosova ndryshon vendimin: Kush kthehet nga Shqipëria nuk do karantinohet

Kosova ndryshon vendimin: Kush kthehet nga Shqipëria nuk do karantinohet

Qytetarët e Kosovës të cilët kthehen nga Shqipëria dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, nuk do të karantinohen.

Vendimi u publikua fillimisht nga Klan Kosova ditën e djeshme, por sot kryetari i Transportit Rrugor në Kosovë, Rruzhdi Kurtishaj ka thënë për median 'Indeks Online' se ka marrë garancinë e kryeministrit Hoti se qytetarët që kthehen nga Shqipëria nuk do të vetëkarantinohen.

Vetë kryeministri Hoti nuk ka dalë në deklaratë pët të treguar vendimin pas 30 korrikut. Klan Kosova shkruante dje se qytetarët e Kosovës që kthehen nga vendet e rajonit do të karantinoheshin për 7 ditë, ndërsa do të bënin tampon me detyrim ata që dilnin nga territori i Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve.

Kurtishaj thotë se ishte ministri Vesel Krasniqi që ishte kundër këtij propozim- vendimi që do të hynte në fuqi prej 30 korrikut, por kryeministri mori për bazë mendimet dhe garantoi se turistët kosovarë për në Shqipëri nuk do të pengoheshin.

Kurtishaj tha:

“Sa i përket çështjes së masës së vetëizolimit, dua të falënderoj zv.kryeministren e Kosovës, Balaj – Halimi, përkatësisht ministrin Vesel Krasniqi i cili ishte kategorik kundër vendosjes së masës së izolimit për pushuesit nga Kosova që do të shkojnë në Shqipëri, gjatë kthimit të tyre.
Por një falënderim edhe për ministrin Abrashi, edhe kryeministrin Hoti që kanë marrë për bazë kërkesën time si Kryetar i Transportit Rrugor të Udhëtarëve, njëkohësisht Kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike, shqetësimin e bizneseve për të adresuar çështjen e masës së izolimit për kthimin e shtetasve kosovarë nga Shqipëria.”

Ndërkaq, situata në Kosovë me koronavirusin është problematike. Nga pala shqiptare nuk ka asnjë vendim për karantinimin e atyre që hyjnë në territor. Pushuesit e Kosovës vijnë në brengdetin shqiptar pa kontroll dhe pa pengesa.