Kosova

Kosova pezullon bisedimet me Serbinë! A do të rinisë në korrik?

Kosova pezullon bisedimet me Serbinë! A do të rinisë në

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti anuloi udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara të enjten pasi presidenti Hashim Thaçi u akuzua për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Presidenti Hashim Thaçi u gjithashtu do të merrte pjesë këtë fundjavë në bisedimet me zyrtarët serbë në Uashington, ndërsa dje u bë publike aktakuza e Hagës ndaj tij dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Vesli.

"Për shkak të zhvillimeve të reja, unë duhet të kthehem në Prishtinë për t'u marrë me situatën," shkroi Hoti në Tëitter, duke thënë se kishte njoftuar të dërguarin amerikan Richard Grenell për vendimin e tij.

Kosova pezullon bisedimet me Serbinë! A do të rinisë në

Ndërkohë Bashkimi Evropian pret që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të rinisë në muajin korrik. Kështu raportojnë mediat korovare të jetë shprehur Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, në një konferencë për media.

Kosova pezullon bisedimet me Serbinë! A do të rinisë në

“Kur bëhet fjalë për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd, atëherë ne po flasim për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ky dialog nuk ka alternativë. Ne kemi premtime nga dy palët që dialogu do të vazhdojë dhe ne presim që të ndodh në korrik”, ka thënë Stano.

Ai ka thënë se është Kosova ajo që vendos se kush e përfaqëson në takimet në Bruksel, dhe se Bashkimi Evropian nuk merret me një gjë të tillë.

Lexo me shume: