Kosova

Kosova regjistron mbi 1 mijë të vdekur nga Covid-19

Kosova regjistron mbi 1 mijë të vdekur nga Covid-19

Shifrat për e Covid-19 në Kosovë vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 të vdekur dhe 555 raste të reja, ndërkohë që numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1.040.

Sipas IKSHPK-së, janë kryer 1340 testime dhe janë shëruar 324 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 40,672 raste. Numri i përgjithshëm i të të shëruarëve deri më sot është 25.910, kurse numri i rasteve aktive është 13.722.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 327 raste, Lipjan 32 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Mitrovicë 23 raste, Obiliq 21 raste, Prizren 21 raste, Podujevë 20 raste, Vushtrri 15 raste, Drenas 14 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Gjilan 7 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Gjakovë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Kamenicë, Klinë, Pejë dhe Shtime.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 324 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 13.722.