Kosova

Kosova rrezikon kolaps të sistemit shëndetësor: S’kemi ku t’i shtrojmë të infektuarit

Kosova rrezikon kolaps të sistemit shëndetësor: S’kemi ku

Janë 570 pacientë të infektuar të cilët janë shtruar në QKUK dhe spitale rajonale, dhe kanë mbetur vetëm 130  shtretër të lirë. Lajmin e bëri me dije kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i cili bëri thirrje që të zbatohen masat, në të kundërt nuk do ketë falje për askënd. 

Tre masat e rekomanduara janë: 

Mbajtja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjiena personale.

Në konferencë për shtyp ai tha: 

“Nga ekspertët vendorë dhe ata ndërkombëtarë rekomandohen vetëm këto tri masa që ruajnë jetën e qytetarëve. Në këtë drejtim Inspektorati dhe Policia e Kosovës duhet të bëjnë punën e tyre, të cilët i kemi fuqizuar me staf shtesë në nivele vendi për të mbikëqyrë zbatimin e këtyre masave. Nuk do të tolerohet asnjë shkelje. Të gjithë personat në zinxhir duhet të marrin përgjegjësinë. Teksa ne po flasim janë 570 qytetarë të shtrirë në Klinikë dhe spitalet regjionale. Po bëjmë të pamundurën për të parandaluar situatën sepse s’kemi ku t’i shtrojmë njerëzit në spital”.

Hoti tha se në ditët në vazhdim do të fillojë dyfishimi i testimeve, ndërsa tha se po bëhen gati edhe klinika të tjera për të pranuar pacientë me Covid-19, si dhe spitalet private.

“Ministri ka punuar shumë gjatë këtyre ditëve. Disa aparatura shtesë të dhuruara që i kemi marrë dhe me porositë tona do të dyfishojmë dhe trefishojmë numrin e testimeve. Po shkojmë përpara me një dinamikë të kënaqshme. Kemi porositur vaksinat për gripin sezonal, edhe për vaksinën e Covid19 dhe terapi”.