Kosova

Kosova shënon sërish shifra të larta, 15 të vdekur dhe 775 raste të reja me Covid

Kosova shënon sërish shifra të larta, 15 të vdekur dhe 775

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta ditore të infektimeve me Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 775 raste të reja, nga 1.903 testime të kryera për të dyshuar.

Gjithashtu IKShPK bën të ditur se në orët e fundit janë shënuar edhe 15 viktima të tjera.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.375.