Kosova

Kosova shumë pak gjasa për liberalizim të vizave edhe këtë vit!

Kosova shumë pak gjasa për liberalizim të vizave edhe

Gjasat për liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës së Portugalisë janë shumë të vogla! Këtë thotë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian,Viola Von Cramon, e cila në intervistë për median e Kosovën shton se për fat të keq nuk është mundur që të bëhet progres dhe kjo për shkak të skepticizmit të disa vendeve të BE-së.

Ajo thotë: 'Edhe para fillimit të Presidencës së Këshillit gjerman, unë së bashku me kolegë të shumtë nga Parlamenti Evropian u përpoqëm të merrnim temën në rendin e ditës dhe tani për fat të keq duhet të deklarojmë se nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë ndonjë progres këtu për shkak të rezistencës akoma ekzistuese të shteteve anëtare. Sigurisht unë tani shpresoj shumë që presidenca portugeze do të merret me çështjen, por për shkak të situatës së jashtëzakonshme të vazhdueshme të shkaktuar nga pandemia, nuk pres progres vendimtar deri në gjysmën e dytë të vitit 2021. Qeveria e Kosovës duhet t’i bindi vendet anëtare skeptike si Franca dhe Holanda që ta shtyjnë përpara procesin e liberalizimit të vizave. Natyrisht që unë punë më e madhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar'.

Ndërsa një deklaratë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka marrë vëmendjen pasi ka thënë se nuk do ta njohë Kosovën deri në vitin 2022.

I pyetur se pse BE nuk ka reaguar për një deklaratë të tillë, zëdhënësi Peter Stano përgjigjet duke thënë se nuk është punë e BE-së të komentojë çdo deklaratë të politikanëve në rajon.

'Roli i Bashkimit Evropian nuk është të komentojë çdo deklaratë të bërë nga politikanë ose zyrtarë individualë në rajon ose interpretimin e këtyre vërejtjeve në medie. Ne jemi duke u përqendruar në një punë konkrete për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të arritur një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme'.

*Tiranapost.al.