Kosova

Kosova s’ka të infektuar, por ja masat pas shpalljes së Pandemisë: Nga pezullimi i mësimit tek restorantet

Kosova s’ka të infektuar, por ja masat pas shpalljes së

Kosova nuk ka deri më tani asnjë rast me të infektuar nga koronavirusi, por ka vendosur masa për shkak të shpalljes së koronavirusit Pandemi Globale nga OBSH.

Është vendosur të ndërpritet mësimi deri me 27 mars për të gjitha institucionet arsimore publike.

Ndërsa masat e tjera janë:

2. Pezllimi i linjave ajrore dhe tokësore me risk të lartë dhe mesëm,

3. Kontroll me detyrim i udhëtarëve në të gjitha hyrje-daljet e Kosovës.

4. Vetkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat ku ka shpërthyer virusi.
5. Aktivitetet publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si ngjarjet sportive.

6. Ndalohet veprimtaria e restoranteve, pishinave, palestrave pas orës 23:00.

7. Të gjitha institucionet qeveritare publike dhe private detyrohen të marrin masa të përforcuara higjienike.

8. Kompanitë private dhe publike të transportit duhet të dezinfektojnë mjetet transportuese.

9-Ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveçse me Vendim të Qeverisë.