Kosova

Kosova vazhdon të përballet ashpër me Covid-in. 13 viktima sot

Kosova vazhdon të përballet ashpër me Covid-in. 13 viktima sot

Sot kanë ndërruar jetë 13 pacientë me korovirus në Kosovë dhe janë konfirmuar 245 raste të reja. Numri i më i madh i infektimeve të reja i përket Prishtinës me 71 raste.

Kosova është duke u përballur ashpër me Covid-19 dhe numri total i viktimave është rritur me shpejtësi. Që nga fillimi i epidemisë janë 249 jetë të humbura.

Autoritetet u bëjnë edhe njëher thirrje njerëzve për të mbajtur maskat.