KQZ e Kosovës vendos për rinumërimin e 494 vendvotimeve

Në 494 vendvotime të Kosovës do të rinumërohen votat. Këtë ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në mbledhjen e sotme, u pranuan ankesat se ka pasur disa gabime: Me vendosjen e votës, gabime me formularët e rezultateve të kandidatëve, apo precedentë kur kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik, kur subjekti ka vota ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas.
Vendvotimet të cilat do të rinumërohen, janë ndarë në katër kategori nga KQZ-ja për arsye të mospërputhjeve të formularëve të rezultateve.
Zgjedhjet në Kosovë i fitoi Vetëvendosja e Albin Kurtit. Ai pritet të formojë qeverinë e tij të re. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, ku nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora, në këto zgjedhje.
Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%.
PDK është radhitur e dyta me 137,659 vota apo 16.77%.
LDK është radhitur e treta me 107,507 vota apo 13.08%.
AAK është radhitur e katërta me 58,743 vota apo 7.43%.
Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%.
*Tiranapost.al.