Kosova

KQZ shpall rezultatet për zgjedhjet e djeshme në Veri të Kosovës

KQZ shpall rezultatet për zgjedhjet e djeshme në Veri të

Të dielën e djeshme qytetarët kanë votuar në katër komunat në veri të Kosovës për kryetarët e rinj.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare, kanë fituar nga dy komuna.

Në Mitrovicë të Veriut

Erden Atiç, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej. Lulzim Hetemi po nga radhët e VV-së fitoi garën për kryetar të Leposaviçit me 100 vota, apo 73.5 për qind.

Në Zubin Potok

Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave apo 196 vota.

Në Zveçan

Ilir Peci po ashtu nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.

Kandidatja e pavarur në këtë komunë, Sllagjana Pantoviq – që ishte kandidatja e vetme serbe – fitoi pesë vota, apo 2.6 për qind.

Nga dhjetë kandidatë për postet e kryetarëve, vetëm një është nga radhët e komunitetit serb. Kjo sepse Lista Serbe dhe partitë tjera më të vogla nga radhët e këtij komuniteti i bojkotuan zgjedhjet me kërkesën e Serbisë.