Kosova

Krahas Covid, Kosova po përballet edhe me Gripin e zakonshëm

Krahas Covid, Kosova po përballet edhe me Gripin e zakonshëm

Rastet e para të gripit të zakonshëm janë shfaqur në Kosovë dhe problematikë mbetet dallimi mes tij dhe Covid. Simptomat e Covid janë më të rënda, por gjithsesi të dy shoqërohen me ethe, temperaturë, dhimbje fyti, diarre.

Mjekja e familjes Ilire Bunjaku në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se dallimi është i vështirë të bëhet dhe se tamponi u merret vetëm atyre që kanë temperaturë mbi 38 e gjysmë dhe nivel oksigjeni në mushkëri në 95%.

Sipas të dhënave të vjetshme, 16 mijë njerëz u prekën në Kosova nga gripi sezonal.