Ironia me qershitë e Nastradinit dhe sulmi sot mbi Albin Kurtin me to

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është qëlluar ditën e sotme me qershi nga anëtarë të Partisë Socialdemokrate. Ngjarja vjen një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për targat me Serbinë.
Anëtarët e Partisë Socialdemokrate e kanë lidhur sulmin e sotëm me barcaletën e famshme të Nastradinit që i hedh qershitë nga bollëku e pastaj fillon t'i mbledhë sërish. Teuta Rusta tha se kjo barcaletë me qershitë është tallje me hipokrizinë e Kurtit në dialogun me Serbinë.
“Kryeministri po i përdor diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. Z. kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PSD.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Albin kurti, i cili u largua nga rojet e sigurisë menjëherë pas sulmit.