Kosova

Kryeministri i Kosovës Hoti nën hapat e Xhelal Mziut! Gati të ndryshojë emrin e liqenit të Ujmanit, liqeni i Trump

Kryeministri i Kosovës Hoti nën hapat e Xhelal Mziut! Gati të

Liqenet dhe detet, apo qytetet janë pjesë e një historia aq të gjatë dhe identitare për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe për çdo komb e shtet në botë. Për habi, kryeministri i Kosovës që në Shqipëri po krijonte idenë e një burri normal, papritur ka pranuar një propozim që megjithë dëshirën e mirë për respekt nga presidenti amerikan, asociohet në Shqipëri me një ish-kryebashkiak qesharak si Xhelal Mziu që Kamzës dhe rrugëve atje i ka vendosur emra amerikanësh. Ka vite që në Shqipëri ka jo pak qesëndi me këtë fakt, që nuk na bën miq me amerikanët, sa na bën të dukemi qesharak.

Mirënjohja tregohet me memoriale, buste, por sidomos me seriozitet. Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës ka shkruar në FB se liqenin e Ujmanit në shenjë nderimi për rolin e Trump ta quajë Liqeni i Presidentit Trump. Propozimi vjen nga ambasadori provokativ Grenell, dhe është mirëpritur nga kryeministri Hoti.

Kryeministri i Kosovës Hoti nën hapat e Xhelal Mziut! Gati të

Ai këtë e lidh edhe me emrat e shesheve që i kanë vënë në Kosovë pas luftës edhe pse janë dy paralele që nuk ngjajnë dhe Amerika që çliroi Kosovën bashkë me personazhet e fortë të kohës si Bill Klinton apo Madeleine Albright i, etj, kanë tjetër sentiment për kosovarët, krejt ndryshe nga një marrëveshje thellësisht ekonomike dhe pothuaj e njëjtë me një të mëparshme në Bruksel në 2013-n dhe 2015-n.

Punët e veta Kosova i di vetë, por liqenin i Ujmanit duhet të mbetej i Ujmanit dhe i Kosovës.