Kosova

Kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqjen? Reagon Avdullah Hoti: Lajm fals, zgjidhni presidentin ose do shkojmë në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqjen? Reagon Avdullah

Pas lajmeve se kryeministri i Kosovës, ka dhënë dorëheqjen, Avdullah Hoti vendosi të reagonte me një postim në Facebook ku hedh poshtë lajmin. Ai shkruan se nuk e ka përmendur si opsion dorëheqjen, por partive u ka dhënë dy zgjedhje: Të dakordohen për presidentin ose të shkohet në zgjedhje të reja.

Postimi i plotë:

Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta.

Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19.

Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion.