Kosova

Kryeministri Rama nuk i është përgjigjur kësaj sms-je të Albin Kurtit dhe një koment për fantazmën, Gjykatën Speciale

Kryeministri Rama nuk i është përgjigjur kësaj sms-je

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë një përgjigje nga homologu i tij Rama, pasi i dërgoi një mesazh bashkëpunimi lidhur me situatën e Covid-19. Kurti sqaroi se nuk i ka shkruar Ruçit apo Metës, por vetëm Ramën dhe se ai nuk i është përgjigjur kurrë. Ilva Tare thotë se po e ndjek një audiencë rekord intervistën me Albin Kurtin ndërsa mesazhet kryesore të kësaj intervistë i gjeni të shkruara si më poshtë.

Ilva Tare: Si është marrëdhënia me zotin Rama?

Albin Kurti: Gjatë Covid-19 ministritë tona të Shëndetësisë kanë shkëmbyer për përvoja dhe burime materiale. Diku nga mesi muajit mars, unë i kam shkruar kryeministrit Rama dhe i kam thënë që meqë s’po e bëjmë dot atë, Rama, Meta, Ruçi nga Shqipëria, unë, Thaçi, Osmani nga Kosova dhe takohemi për pandeminë. Por s’mora përgjigje kurrë për këtë. Tani jemi në qeveri në kushte të tjera. Këtu njoftova edhe Thaçin, edhe Osmanin, por nga ana e kufirit s’mora përgjigje.

Gjykata Speciale

Albin Kurti: Gjykata Speciale nuk mund të mbyllet. Ajo më shumë funksionon mbi potencialin që ka sesa mbi aktualitetin. Është si një lloj fantazmë për politikanët tanë që dalin shumë në televizor. Këta komandantët të kthyer në politikanë janë qartazi disiplinuar nga ajo vetëm si ekzistencë. Paraprakisht ajo s’e kanë patur të nevojshëm të bëjë diçka, se thjesht ai fantazmë ka shërbyer në një lloj dëgjueshmërie nga komandantet e kthyer në politikanë.

Në kemi nevojë për gjykata normale. Nuk kemi nevojë për më shumë gjykata speciale. Kemi nevojë të trajtojmë vetëm normalisht dhe jo specialisht. Se kemi parë Hagën, Umnikun. Por për ketë s’e bëjnë ndërkombëtarët, se ata se zëvendësojnë veten tonë as në drejtësi as në zhvillim.

Gjykata speciale është një gjykata fantazmë sepse s’ke si ta çmontosh, sepse realisht nuk është. Ajo është rast ‘sui generis’. Ajo është me një këmbë këtu dhe një kashtë. Kjo është një gjykatë e çuditshme

Ilva Tare: Si e gjykoni heshtjen në Tiranë për Gjykatën Speciale dhe për shkarkimin tuaj?

Albin Kurti: S’kanë heshtje të gjithë, por për ata që kanë heshtur duhet t’ua thyeni heshtjen si fillim atyre.