Kosova

Ku shkuan 2 milionë eurot? Ministrja e Financave në Kosovë flet për transaksione të dyshimta

Ku shkuan 2 milionë eurot? Ministrja e Financave në Kosovë flet

Në konferencën ugjente pas lajmit se në thesarin e Republikës së Kosovës janë marrë mbi 2 milionë euro, ministrja e Financave Hykmete Bajrami tregoi detaje për qytetarët. Ajo tha se janë kryer në mënyrë të jashtëligjshme 4 transaksione dhe se shuma mbi 2 milionë euro është dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik. Ajo tha se tanimë po kryhet një hetim i thelluar:

‘Sot s’është lajmi i mirë, e keni parë në gazetë. Bëhet fjalë për 4 trasnsaksione të dyshimta, që kanë ndodhur nga llogaria e thesarit që është në kuadër të Ministrisë së Financave. 2 milionë euro kanë shkuar në llogari të një operatori ekononik. Me të kuptuar kemi raportuar rastin, dhe krimet ekonomike po merren me hetim të brendshëm'.

Ministrja tha më tej se janë pezulluar dhe në hetim 2 zyrtarë, njëri prej tyre është arrestuar nga Policia e Kosovës.

‘Ne tanimë kemi gjurmuar, ky është transaksion bankar. Institucionet e rendit janë duke u marrë, duke parë se kush janë përfituesit. Institucionet po bëjnë përpjekje maksimale që shumë t’i kthehet buxhetit të Kosovës. Është rast i izoluar. Gjithçka po gjurmohet sepse është transaksion bankar’.