Kosova

Kurti: Kosova do aplikojë për t`u bashkuar me NATO dhe BE

Kurti: Kosova do aplikojë për t`u bashkuar me NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që Kosova të aplikohet për t`u anëtarësuar në NATO dhe BE. Kurti kujtoi se është bërë tashmë aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kurti: Kosova do aplikojë për t`u bashkuar me NATO dhe BE

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti në mbledhjen e 47-të Vetëvendosjes.

Lufta në Ukrainë ka shtuar frikën dhe pasigurinë në shtete të ndryshme, pas pushtimin rus në Ukrainë. Finlanda dhe Suedia janë dy vendet e fundit që kanë aplikuar zyrtarisht për t`u bashkuar me NATO, por kanë ndeshur në mospëlqimin e Turqisë.