Kosova

Kurti pas takimit me Vjosa Osmanin: Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt

Kurti pas takimit me Vjosa Osmanin: Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt

Pas takimit me Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, Albin Kurti tregoi bisedën që pati me të lidhur me datën e zgjedhjeve që pritet të mbahen në vend. Sipas Kurtit sa më e shpejtë të jetë data e zgjedhjeve aq më mirë është për partinë që ai drejton, Vetëvendosjen.

“Ne shprehëm interesim si subjekt politik që zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të kemi një datë që në harkun kohor të jenë sa më të hershme. Na duhen të marrim aktgjykimin e plotë dhe varet nga data kur na vjen ai aktgjykim si palë që jemi në këtë çështje, por nuk e ka edhe përgjigjen e plotë që të jetë aktgjykim i plotfuqishëm, pas kësaj mund të shpallet data e zgjedhjeve, në një hark të caktuar kohor, si e parasheh Kushtetuta. Data sa më herët e mundshme, jemi të interesuar që të mbahen zgjedhjet. Meqë kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet që të ecim sa më shpejt.

Së pari ne nuk kemi folur për një datë konkrete, kemi shprehur interesim tonë që në harkun kohor të mundshëm të jetë sa më e hershme data, sa më afërt e diela e zgjedhjeve të ardhshme që varet nga dita kur neve na vjen aktgjykimi”, tha Kurti për gazetarët.