Kurti: Policia e Kosovës nuk është e nxitur, as e orientuar kundër serbëve
E Premte 9 Dhjetor 2022, 15:34
TiranaPost
Albin Kurti, iu është përgjigjur akuzave të zyrtarëve të Serbisë se ai po përpiqet të shpërngulë qytetarëve serbë nga Kosova. Në një fjalim në Kuvend ai është shprehur se Policia e Kosovës nuk përndjekin askënd në baza etnike dhe fetare.
“Policia e Kosovës nuk është kurrë e drejtuar, e nxitur, e orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve të ndryshme, të cilat mund të bëhen nga fqinji ynë. Unë kurrë nuk i barazoj serbët, pavarësisht se çfarë bëjnë e thonë. Beogradi zyrtar e ka kuptuar që nuk po mund t’i ndajë shqiptarët dhe serbët në shpjegimin e situatës në Kosovë. Përditë, serbë dhe shqiptarë takohen në Kosovë”, tha kryministri I Kosovës, Albin Kurti.