Kosova

Kush është amerikani që po mbron sot Presidentin Thaçi në Hagë

Kush është amerikani që po mbron sot Presidentin Thaçi

Presidenti i Hashim Thaçi po merret sot në pyetje nga Gjykata Speciale e Hagës, jashtë të cilës u prit nga simpatizantë të tij që ndodheshin aty për ta përkrahur. Ai do të merret në pyetje pas aktakuzës së ngritur për krime lufte.

Në këtë proces, sipas RTK Thaçi mbrohet nga avokati amerikan Pierre-Richard Prosper, i cili më parë ka qenë ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës në administratën e ish-presidentit George W. Bush, në vitet 2001-2005.

Kush është amerikani që po mbron sot Presidentin Thaçi

Nga 1996 deri më 1998, Prosper ka shërbyer si prokuror për krime të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Kombeve të Bashkuara për Ruandën.

Ai ishte caktuar prokuror udhëheqës i rastit të parë gjyqësor ndonjëherë të gjenocidit nën Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, të vitit 1948.

Përveç që e fitoi rastin pas 14 muajsh gjyq, Prosper solli risi në ligjin ndërkombëtar, ku e bindi tribunalin që ta njohë dhunimin seksual në kohë konflikti, si akt gjenocidi dhe krim kundër njerëzimit.

Prosper u ka raportuar direkt Sekretarëve të Shtetit, Colin Powell dhe Condolezza Rice, si dhe ka këshilluar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretarin e Mbrojtjes, Prokurorin e Përgjithshëm, Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Drejtorin e CIA-s dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë amerikane.

Aktualisht, ai është partner në kompaninë Arent Fox LLP, me zyra në Los Angeles, ku është marrë me shumë raste të profilit të lartë./ RTK