Kosova

Kosova voton qeverinë e re!

Kosova voton qeverinë e re!

Sot u votua qeveria e re në Kosovë e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet me kryeministër Avdullah Hotin. Nga 86 deputetë, 61 votuan pro, 24 prej tyre votuan kundër dhe 1 abstenoi. Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaci për mandatarin e formimit të Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019’ës, nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Qeveria e Albin Kurtit, që ishte produkt i koalicionit mes LVV-së, si parti e parë dhe LDK-së, si parti e dytë, u rrëzua me 25 mars, me mocion mosbesimi të nisur nga partia e Isa Mustafës.

Mocioni u inicua pasi Kurti ia shkarkoi LDK’së Agim Veliun nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, pasi ai shprehu një qëndrim të tijin përsonal në një studio televizive, e Kurti e pa të papranueshme.