Kosova

Lajçak: Suksesi në dialogun me Serbinë i jep Kosovës statusin e vendit kandidat për integrim në BE

Lajçak: Suksesi në dialogun me Serbinë i jep Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak përgjatë një debati të zhvilluar virtualisht ditën e djeshme është shprehur se në rast se Kosova finalizon me sukses dialogun me Serbinë duke arritur një marrëveshje të pranueshme për të dy palët, kjo nënkupton se vendi do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

“Pa dyshim për Kosovën suksesi në dialog do të thotë të bëhet vend kandidat dhe çdo gjë që vjen me këtë. Kosova që nga nisja e dialogut ka parë një numër të rezultateve konkrete. Po përmendi bashkëpunimin rajonal ku Kosova prezenton veten. Pastaj mbledhja e taksave, liria e lëvizjes, integrimi i policisë dhe gjyqësorit nga veriu. Ka edhe shembuj tjerë”- ka thënë mes të tjerash Lajçak.

Kujtojmë se Kosova është vendi i fundit në rajon që ende nuk e ka këtë status, i cili garanton financime dhe suportin e BE për reformat e rëndësishme, pikërisht për shkak të bllokimit që vjen nga mosdakordësia për statusin e saj me Serbinë, ku për pasojë pesë shtete të BE (Greqia, Spanja, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia) nuk e njohin sovranitetin dhe pavarësinë e saj duke i pamundësuar rrugën e integrimit.

Tiranapost.al