Kosova

Lajmërohet qeveria e re Kurti! Dy zv.kryeministre gra; Ja lista e plotë e emrave në Kabinetin e ri

Lajmërohet qeveria e re Kurti! Dy zv.kryeministre gra; Ja lista e

Pas fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kososë ku do të formalizohet ardhja në pushtet e qeverisë së re të drejtuar prej liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, është publikuar dhe lista e plotë me emrat e Ministrave që do të marrin në kontroll dikasteret e ekzekutivit në Prishtinë.

Kurti do të ketë tre zëvendës-kryeministra, dy prej të cilëve do të jenë gra.

Lista e plotë e kabinetit Kurti:

-Zëvendëskryeministri i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog do të jetë Besnik Bislimi.

-Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të jetë Donika Gërvalla.

-Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut do të jetë Emilja Rexhepi.

-Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

-Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

-Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

-Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

-Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.

-Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

-Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

-Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.

-Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

-Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

-Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, do të jetë Rozeta Hajdari.

-Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

-Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq

-Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka

Tiranapost.al