Kosova

Liberalizmi i vizave për Kosovën/ Grenell për letrën dërguar Merkelit: U motivuan tani europianët...

Liberalizmi i vizave për Kosovën/ Grenell për letrën

Ka reaguar për letrën e dërguar nga një grup eurodeputetësh të BE-së ndaj Kancelares gjermane Merkel, ku i kërkohet që brenda vitit 2020 të përmbyllë çështjen e vizave për Kosovën, kjo pasi Berlini do udhëheqë Presidencën e BE-së në pjesën e dytë të vitit. 

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell thotë se ky është një lajm i mirë, edhe nëse ky liberalizim vizash do të ndihmojë vetëm disa industri të caktuara biznesi. 

Jo të pakta kanë qenë kritikat e Grenell për BE-në, i cili u rikujton se e kanë lënë shtetin pa liberalizim të vizave. 

Në postimin e tij në Twitter ai shkruan: 

“Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka motivuar edhe veprimet e europianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”.

Liberalizmi i vizave për Kosovën/ Grenell për letrën