Kosova

Mbërrijnë në Kosovë vaksinat e para anti-COVID

Mbërrijnë në Kosovë vaksinat e para anti-COVID

Kanë mbërritur pasditen e sotme në aeroportin “Adem Jashari” dozat e para të vaksinave anti-COVID të kompanisë AstraZeneca.

Në pritje të tyre në aeroportin e Prishtinës kanë dalë një numër përfaqësuesish politikë, mes tyre edhe kryeministri i sapozgjedhur Albin Kurti. Kjo është vetëm dërgesa e parë e 100.800 dozave që Organizata Botërore e Shëndetësisë do t'i dërgojë falas Republikës së Kosovës në kuadër të programit ndërkombëtar COVAX.

Kujtojmë se Kosova ka qenë një nga shtetet e fundit që nuk kishin marrë vaksina anti-COVID, çka ka bërë që më shumë se 400 doktorë të Republikës së Kosovës të vaksinohen në Kukës.

Tiranapost.al