Kosova

Mbyllet dita e dytë e intervistimit në Hagë: Hashim Thaçi asnjë fjalë

Mbyllet dita e dytë e intervistimit në Hagë: Hashim Thaçi

Është mbyllur dhe dita e dytë e intervistimit të presidentit të Kosovës në Prokurorinë Speciale të Hagës. Edhe intervista e sotme zgjati gjashtë orë, por Hashim Thaçi doli dhe nuk tha asnjë fjalë për mediat.

Ditën e djeshme, ai tha se u ishte përgjigjur pyetjeve që përbëjnë interes për prokurorët lidhur me Ushtrinë Çlirimtare.

Ndaj presidentit ka një aktakuzë për krime lufte, por vetë Thaçi ka thënë se të drejtës së tij dhe pafajësisë do ti shkojë deri në fund. Nuk do të japë dorëheqjen deri sa aktakuza të zyrtarizohet.

Aktakuza u publikua dy ditë para se Hashim Thaçi të shkonte në Uashingon për rinisjen e dialogut me Serbinë.

Intervista pritet të vijojë dhe ditën e nesërme.